Mourinho i dërgon një mesazh Ronaldos për duelet në sezonin e ri

Jose Mourinho ka paralajmëruar Ronaldon se nuk duhet të shqetësohet shumë prej tij, pasi distanca është e madhe mes tyre. Portugezi ka marrë drejtimin e Romës, ndërkohë që tashmë do ta ketë rivalë në Kampionatin Italian. Dy portugezët kaluan tri sezone së bashku te Real Madridi. Mourinho ka bërë shaka për përballjen që do të kenë mes tyre në sezonin e ri.

“Ronaldo nuk duhet të shqetësohet për mua, sepse unë nuk luaj si qendërmbrojtës. Nëse do të luaja sigurisht që do ta rrëzoja, por nuk kam kualitetin për ta bërë një gjë të tillë dhe jam pak i vjetër”, tha Mourinho.

Strategu i njohur do të përpiqet që të rikthejë Romën te trofetë që mungojnë prej kohësh, edhe pse në fakt do të jetë e vështirë ndaj Juventusit dhe Interit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?