FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho i hap derën Bayernit për në verë: Përse jo?

Jose Mourinho lë një derë të hapur për Bayern Munich për të bërë ndonjë lëvizje, teksa portugezi është shprehur i gatshëm për të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë. Niko Kovac pritet që të largohet nga drejtimi i bavarezve pas eliminimit në Champions League si dhe nisjes aspak të mirë të sezonit.

Nëse dështon edhe në garën për të fituar titullin, atëherë është e sigurt që do të shkarkohet. Një nga emrat e përfolur për t’i zënë vendin është një emër i njohur i botës së futbollist, aktualisht i papunë, Jose Mourinho.

Duke folur për gazetën “Record” ai është shprehur: Është një vend që nuk kam stërvitur asnjëherë. Përse jo? Do të shohim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt Mourinho më parë ka drejtuar në Portugali, Angli, Itali dhe në Spanjë, duke arritur që të fitojë dy Champions League me Porton dhe Interin. Duke folur për planet e së ardhmes, portugezi nuk i ka fshehur ambiciet: “Do më pëlqente që të fitoja Championsin e tretë me klubin e tretë në 5 liga të ndryshme. Gjithsesi e di që jo gjithmonë do të kem atë që dua, ndaj nuk jam i fiksuar në këtë gjë”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?