Mourinho i telefonon Lukakut, kërkon huazimin e tij te Roma

Romelu Lukaku mund të rikthehet në Serie A, por jo tek Interi dhe as Juventusi që ishte përfolur shumë gjatë kësaj vere.

Roma është duke kërkuar një sulmues dhe belgu po shihet si alternativa kryesore për repartin e avancuar. “Gazzetta Dello Sport” ka raportuar se Mourinho ka biseduar me Lukakun dhe i ka kërkuar atij të transferohet te Roma.

Gjithnjë sipas gazetës italiane, Roma pritet të dërgojë ofertë zyrtare te Chelsea për huazimin e belgut me mundësi blerje në fund të sezonit. Nëse edhe kjo pistë do të dëhstojë, atëherë alternativa e fundit për sulmuesin belg mbetet një largim për në Arabi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?