Mourinho i vetofrohet Interit, por merr përgjigje negative
Jose Mourinho i është vetofruar presidentit të Interit Zhang me ndërmjetësinë e ish-presidentit Massimo Moratti.
9 vjet pas fitores së trefishtë me Interin, ndoshta Mourinho ka dashur të kthehej në një ambient të ngrohtë për të, por përgjigjja e drejtuesve aktualë zikaltër mësohet të ketë qenë e ftohtë, aq më shumë ajo e Marottas, i cili edhe nwse largon Spallettin, preferon Conten para portugezit.
Pas një bashkëpunimi 3-vjeçar tek Juventusi, marrëdhënia mes Marottas dhe Contes vijon të mbetet optimale, ndaj drejtuesi i Interit beson se ish-tekniku i Chelsea-t është kandidati i duhur për pasuar Spallettin. Në të njëjtën linjë mendimi duket të jetë edhe Zhang, që i ka lënë dorë të lirë administratorit të deleguar në vendimmarrje, përfshi edhe çështjen e stolit.
KOHA JONË SONDAZH

