Mourinho i zgjon gazetarët që pa gdhirë dhe u bën zbor në konferencën për shtyp (VIDEO)
Jose Mourinho ka bërë çmendurinë e radhës, duke detyruar gazetarët që të zgjohet pa dshirë mirë për të ndjekur konferencën e tij për shtyp. Në 8:00 të mëngjesit, strategu portugez doli para gazetarëve, por të gjithë ishin të pranishëm me blloqet e shënimeve dhe regjistruesit, për të parë atë që kishte për të thënë portugezi.
Mourinho foli vetëm 3 minuta e 22 sekonda, duke ju përgjigjur vetëm 5-6 pyetjeve. Përgjigjet e tij ishin vetëm me një fjalë, ose maksimumi një fjali.
– Cila është arsyeja e problemeve të ekipit?
Ka disa arsye.
– Mund të na i shpjegoni cilat?
Jo.
– Në shtëpi nuk keni shkuar shumë mirë?
E vërtetë, tre ndeshje, tre barazime. As nuk kemi fituar, as nuk kemi humbur.
– Nëse do të ketë një tjetër ndeshje pa fitore, a do të ishte më mirë të largoheshit?
E pranoj gjykimin tuaj.
– Do të jepni dorëheqjen?
Jo.
KOHA JONË SONDAZH

