Mourinho ka shpenzuar 466 milionë euro në 3 vite te United

Manchester United ka shpenzuar plotë 466 milionë euro për tre sezone nën drejtimin  Jose Mourinhos. Në merkaton e parë (2016-17), portugezi transferoi Paul pogba nga Juventus për 105 milionë euro, Eric Bailly për 38 milionë euro nga Villareal dhe Mkhitaryan nga Dortmund për 42 milionë euro.

Në sezonin e dytë (2017-2018), mori Lukakun nga Everon për 85 milionë euro, Matic nga Chelsea për 44 milionë euro, Sanchez nga Arsenal për 34 milionë euro dhe Lindelof nga Benfica për 35 milionë euro.

Në verën e sezonit (2018-2019), ka nënshkruar me Grat për 1.7 milionë euro, Dalot për 22 milionë euro dhe Fred nga Shakhtar për 59 milionë euro. Shifrat e frikshme janë një tjetër e dhënë negative për strategun portugez, i cili shpenzon shumë dhe fiton pak trofe. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?