Mourinho kritikon Juven: Gabimi i tyre ishte që lejuan që Ajax të luante si donte

Dy sezone më parë i mundi në finalen e Europa League kur ishte nën drejtimin e Manchester United. Sot José Mourinho luan rolin e komentatorit dhe kritikon Juventusin për mënyrën se si u përballë ndaj Ajaxit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në mikrofonët RT Sport, “Special One” deklaroi: “Gabimi i Juventusit ishte se lejoi Ajax-in të luante ashtu siç donte. Ata i lejuan të tregonin të gjitha cilësitë. Skuadra holandeze ka lojtarë fantastikë, të rinj dhe me më shumë përvojë nga kur u përballem ne në finalen e Europa League.

Ndryshe nga Juventusi, ne nuk i dhamë atyre mundësinë për të luajtur ashtu siç preferonin. Ata vuanin nga topat e gjatë, nga pozicioni i Fellainit, nuk mund t’i rezistonin ekipit tonë që ishte shumë fizik. Nëse luan ndaj Ajax në mënyrën se si ata duan, atëherë rrezikon që të jenë më të mirë se ju.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Ligt? Ishte në fushë edhe dy vite më parë dhe dukej si një lojtar me përvojë, të moshës 26 apo 27 vjeç. Fizikisht ai është shumë i fortë, sot është vërtetë fantastik”, deklaroi Mourinho. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?