FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho: Lërini të qetë lojtarët, fituam 3 ndeshje jo 30!

Pas 6 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, ndaj Veronës erdhi dhe ndalesa e parë për Romën e Mourinhos. Verdhekuqtë do të kenë mundësi për të rifituar besimin teksa do të sfidojnë Udinesen.

“Fakti që fituam 3 ndeshje në kampionat dhe në Europa League nuk duhet të na fusë në eufori. Kemi humbur një ndeshje, nuk luajtëm mirë, dhe nuk kama sgjë tjetër për të thënë.

Futbollistëve të nirë sigurisht që po, e kemi analizuar ndeshje në detaje, do të shohim nga e ardhmja, duke mos menduar për pikët e humbura ndaj Veronës. Kam eksperiencën e mjaftueshme për të mos rënë në depresion pas një humbje. Fituam 3 ndeshje jo 30. Lërini të qetë lojtarët, ka ekipe që sezonin e kaluar na kanë marrë 20-30 pikë”, deklaroi Mourinho duke larguar presionin nga futbollistët e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?