Mourinho një ndeshje larg shkarkimit, United nis kontaktet me Zidane

Humbjet me Brightonin dhe Tottenhamin, kanë bërë që të vihet realisht në diskutim e ardhmja e Jose Mourinhos në krye të Manchester United. Mediat angleze shkruajnë se aventura e tij te “Djajtë e Kuq”  është drejt fundit. Në rast se United do të humbë edhe 1 ndeshje në Premier League, do të vijë menjëherë shkarkimi për “Special One”.

Klubi nga Manchesteri nuk e kishte nisur ndonjëherë kaq keq kampionatin, që nga riformatimi i Premier League-s. Asnjë nga futbollistët nuk duket i gatshëm për të vënë dorën në zjarr për tranjerin e tyre. Portugezi nuk i ka të mira marrëdhëniet as me drejtuesit e klubit, sidomos me Ed Ëoodëard. Ky i fundit, nëse vendos të shkarkojë ish-trajnerin e Chelsea-t dhe Interit, do të detyrohet t’i paguajë një shumë prej 45 milionë paundësh për prishjen e kontratës.

Emri më i lakuar për stolin e United vazhdon të jetë Zinedine Zidane, i cili flitet se do të ishte shumë i lumtur në rast se do të niste këtë aventurë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?