FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho: Nuk më shkarkojnë dot, e dini sa do t’i kushtonte United?!

Jose Mourinho ka pohuar se ai nuk ka frikë prej shkarkimit nga Manchester United pasi do t’i kushtonte klubit një shumë të madhe për ta lënë të lirë. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar dy humbje në 4 javët e para gjatë këtij sezoni ndaj Brighton dhe Tottenhem, duke vënë në rrezik të madh strategun portugez. United për momentin mban vendin e 10-të në tabelën e renditjes, teksa “Special One” mund të shkarkohet në një tjetër hap fals në kampionat apo në Champions.

Mourinho, megjithatë, nuk ka frikë nga një shkarkim i mundshëm, teksa ka reaguar në këtë mënyrë në një prononcim për gazetën “La Repubblica”: “Nëse ata duan të më largojnë, e keni idenë se sa para duhet të më japin?! Ata thonë që unë jam në rrezik, por unë nuk mendoj kështu”, deklaroi portugezi.

55-vjeçari nuk ka aspak një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e “Djajve të Kuq”, pasi gjatë verës i afruan vetëm Fred nga Shakhtar Donetsk, të riun Diogo Dalot ngaPorto dhe Lee Grant portier të tretë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?