Mourinho parashikon Barcelona-Liverpool: Ky futbollist është fenomenal

Jose Mourinho nuk i ka kursyer fjalët e mira për Liverpoolin në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League ndaj Barcelona-s. Strategu portugez beson se skuadra e Jurgen Klopp mund të fitojë trofeun e 6-të të Champions League këtë sezon.

“Forca e Liverpool është Virgil van Dijk, ai është fenomenal. Gjithashtu ata nuk ndalen dot së shënuari.  Më thuaj një ndeshje kur Salah, Firmino dhe Mane kanë luajtur që nga minuta e parë dhe Liverpool nuk ka shënuar.

Shanset për të kaluar në finale janë të barabarta, por unë mendoj se Liverpool është më mirë se sezonin e kaluar. Mendoj se nëse Barça luan ndeshjen e kthimit siç luajti ndaj Manchester United në Old Trafford do të ketë probleme”, deklaroi Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?