Mourinho: Pogba është një mostër, ishte fantastik ndaj Leicesterit
Jose Mourinho ka mbetur i kënaqur nga fitorja e parë, por me siguri që ka mbetur i zhgënjyer nga loja e futbollistëve të tij ndaj Leicesterit. Trajneri portugez përsëri kritikoi drejtuesit e klubit, pasi nuk bënë asnjë blerje në ditën e fundit të merkatos.
“Jam në një situatë ku nuk e mendoja se do të ndodhesha. Merkato është mbyllur dhe kampionati ka filluar. Është e vështirë për ne sepse kisha bërë planet e mia për shumë muaj. Mendoj se futbolli po ndryshon. Tani nuk mund të quhemi më menaxherë, por thjesht trajnerë të parë. Duhet të presim deri në nëntor apo dhjetor për të parë se si do të shkojnë gjërat dhe nëse mund të luftojmë për titullin. Luajtëm kundër një skuadre që ka shpenzuar më shumë se ne, kështu që harrojeni emrin, historinë dhe fanellën, çdo ndeshje është e vështirë. Më duhej të bëja gjashtë zëvendësime, por kisha vetëm tre mundësi.
Pogba? Ai është një mostër. Ishte fantastik, kontributi i tij ishte i mrekullueshëm. Ne menduam se mund të luante maksimumi 60 minuta, por ia doli për më shumë se 80”, deklaroi portugezi.
KOHA JONË SONDAZH

