FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho-Pogba, zbulohet arsyeja e sherrit gjatë stërvitjes

Vijon prej ditësh përplasja mes Paul Pogba dhe Jose Mourinho.

Fillimisht gjithçka nisi me deklarata në distancë midis tyre para mediave.

Më pas situata u përkeqësua disi, kur Mourinho mori vendimin për të hequr Pogba-n si zëvendës-kapiten fillimisht në sy të shokëve të francezit gjatë stërvitjes, e më pas edhe në intervistë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por përtej gabimeve në fushë e paraqitjes së dobët të francezit, së fundmi portugezin e ka acaruar tej mase veprimtaria e Kampionit të Botës në rrjetet sociale, shkruan Joq.al.

Swiss Digital Mobile Reklama

Videoja e Pogba-s dje duke u argëtuar dhe qeshur pas eliminimit të Manchester United nga Carabao Cup bëri që Mourinho ta kritikonte 25 vjeçarin në stërvitje.

Mediat angleze kanë zbuluar se pikërisht kjo video ka qenë molla e sherrit mes trajnerit dhe lojtarit në stërvitjen e të mërkurës, ndërsa pritet që United të nxjerrë në shitje Pogba-n.

Besohet se Mourinho do ta largojë sa më shpejt francezin për të mos prishur ekuilibrat e skuadrës, me Barcelonën e Juventus të gatshme për të përfituar nga kjo situatë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?