Mourinho rri prej 825 ditësh hotel, United detyrohet të paguajë 560 mijë euro
Jose Mourinho njihet si një trajner i çmendur, teksa një gjë të tillë po e tregon edhe më faktin se qëndron në hotel, edhe pse United i ka blerë një shtëpi. Sipas lajmit të “Daily Mail”, trajneri i Manchester United vijon që të jetojë në hotel që nga dita e tij e parë te “Djajtë e Kuq”ndërkohë që familja e tij jeton në Londër.
Qëndrimi në “Loëry” ka shkuar në ditën e 825-të për një shpenzim që është shumë i lartë, dhoma që qëndron portugezi kushton 684 euro në natë. Kështu që llogaria që prej korrikut të vitit 2016 deri më sot llogaritet në 564300 euro.
Edhe në kontratën e re të firmosur në muajin janar, ishte e parashikuar që Mou të transferohej në një shtëpi, një zgjedhje që më pas, duke parë dhe përzgjedhjen e trajnerit, nuk u përdor.
KOHA JONË SONDAZH

