Mourinho shokon: Në një klub tjetër do të isha larguar

“Po të mos bëhej fjalë për Manchester United, do të isha larguar.” Kështu mësohet se u është shprehur Jose Mourinho miqve të tij më të ngushtë, lidhur me merkaton e varfër të blerjeve të Manchester United në këtë merkato vere.

Sipas “Daily Mirror”, trajneri portugez është shumë i mërzitur, pasi nuk ndien mbështetjen e zëvendëspresidentit ekzekutiv, Ed Woodward, i cili nuk u është përgjigjur kërkesave të Mourinhos për përforcimet e nevojshme, që do ta bënin skuadrën e “Djajve të Kuq” më konkurruese për titullin e Premier League-s.

“Do të braktisja çdo klub tjetër”, ka këmbëngulur “Special One”, që është në vitin e tij të tretë në krye të Manchester United. Gjithsesi Mourinho nuk ka ndërmend të largohet nga “Old Trafford”, sepse ndien mbështetjen e tifozerisë sipas mediave angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?