Mourinho sulmon gazetarët në konferencë: Gënjeshtar patologjikë!
Jose Mourinho ka sfiduar gazetarët në konferencën për shtyp duke i cilësuar gënjeshtarë të pandreqshëm. Portugezi ka marrë shkas nga situata e krijuar me Marcus Rashford, për të cilin disa opinionistë, pas performancës shumë të mirë të tij më fanellën e Kombëtares Angleze, dolën në përfundimin se, nëse ai dëshiron të rritet profesionalisht për t’u bërë një prej emrave të rëndësishëm në skenën botërore, duhet të largohet nga organika e “Djajve e të Kuq”.
“Ka disa persona këtu në Angli që janë tërësisht të fiksuar pas meje dhe Marcusit, disa gënjeshtarë të pandreqshëm, madje do t’i quaja gënjeshtarë patologjikë. Me Rashford të pezulluar për kartonin e verdhë që mori në fitoren tonë ndaj Burnley-t ditën e diel pres shumë kritika nga këta lloj gazetarësh, të cilët me siguri do të më sulmojnë duke thënë se fajin e kam unë pse ai nuk luan në ndeshjen e radhës ndaj Ëatford. E kuptoni sa rëndë janë?”
Më pas, si për të shpjeguar situatën, Mourinho përmendi të gjitha aktivizimet në fushë të Rashford si për të thënë se nën drejtimin e tij Marcus ka luajtur gjithnjë.
KOHA JONË SONDAZH

