Mourinho sulmon sërish Casillas-in

David de Gea nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në ndeshjet e Botërorit ku pati shumë kritika për ndeshjet e luajtura.

Ai është kritikuar edhe për golin  e pësuar kundër Kroacisë në National League në minutën e fundit ku humbën mundësinë për tu shpallur fitues të ligës.

Jose Mourinho ka dalë në mbrojtje të tij dhe është shprehur se të gjithë këto kritika po dalin nga një person shumë i famshëm pasi ai po kërkon që të rikthehet sërish në kombëtare (duke nënkuptuar Casillas), shkruan Syri.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse ka kritika në Spanjë? E dini? E di unë. Sepse është dikush shumë i fuqishëm që po mendon të rikthehet sërish në kombëtare, por mendoj se është shumë e vështirë të rikthehesh kur ata e kanë portierin më të mirë në botë”, u shpreh Mourinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i Manchesterit nuk tha emër por u shpreh se është një lojtarë që ai e ka pëlqyer dikur dhe se ka fituar titull me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?