FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho thumbon Pogba: Asnjë lojtar nuk është më i madh se United!

Jose Mourinho vazhdon t’i hedhë ujë zjarrit. Marrëdhëniet e tij me Paul Pogba vazhdojnë të jenë aspak të mira, teksa një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe pamjet nga stërvitja. Strategu portugez ka shpjeguar situatën me francezin duke konfirmuar se ai do të luajë.

“Këtë javë jam shumë i kënaqur me punën e tij, shumë i lumtur, sidomos për të martën, të mërkurën dhe të enjten, sepse sot ishte një ritëm më i ulët. Ekipi ka nevojë për lojtarë të mirë dhe me personalitet. Ai i ka këto cilësi, kështu që do të luajë nesër.

Ai është një lojtar i mirë, por si çdo gjë tjetër, nuk është më i madh se klubi. Nëse jam i kënaqur me punën e tij, atëherë do të luajë. Në të kundërt, nuk do të luajë. Marrëdhënia jonë, edhe pse përflitet shumë në media, është e mirë. Mosmarrëveshja e kësaj jave në trajnim? Nuk jam këtu për të ndarë me ju çfarë kishte në atë bisedë, por të konfirmoj se kemi një marrëdhënie të mirë. Pasi e analizova për javë të tëra, vendosa të ndryshoja mendje me stafin tim stërvitor dhe konkluduam se Pogba është një lojtar më shumë, por jo për kapiten”, deklaroi Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?