FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho: Unitedi ka nevojë për kohë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për pak kohë që të ambientohet në këtë edicion të Premierligës angleze.

Unitedi është mposhtur 3-2 nga Brightoni në javën e kaluar dhe sot do të ballafaqohen me Tottenhamin në “Old Trafford”.

“Kur ke një javë të mirë, kur stërvitesh mirë, gjërat bëhen pozitive, dhe pret paraqitje të mira individuale”, tha ai për Sky Sports.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk pret gabime por pret vetëm rezultate të mira, jo humbje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi nevojë për rikthimin e lojtarëve, kemi nevojë që lojtarët të stërvitin më shumë”.

Në prag të ndeshjes kundër Tottenhamit ai tha: “Është një ndeshje e madhe kundër një kundërshtari të madh, një kundërshtar, i cili në stinorin e kaluar, në të tri ndeshjet që u ndeshëm, ishin të vështira, pavarësisht që i fituam dy prej tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?