FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho: Wolves e meritoi barazimin, ne na mungoi këmbëngulja

Jose Mourinho nuk ka qenë i kënaqur me ekipin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Wolves në Old Trafford gjatë pasdites së shtunë. Një tjetër hap fals i Djajve që po vërtetojnë nga ndeshja në ndeshje se do t’i duhet të luftojnë për një vend mes katër më të mirëve dhe jo për titullin kampion.

“Mendoj se Wolves e meritoi të dilte nga fusha me një pikë si kompensim i punës së madhe që bëri,” shprehet trajneri portugez në fund të ndeshjes. Ne nuk ishim mjaftueshëm këmbëngulës në gjysmëfushën tonë dhe nuk ushtruam presionin e duhur duke i lënë kundërshtarit shumë kohë për të qarkulluar topin. Ndërkohë na mungoi dinamika në zonën kundërshtare teksa shumë lojtarë nuk ishin të mprehtë përpara portës. Gjithashtu na mungoi zjarri që duhet për të thyer bllokun e organizuar të mbrojtjes kundërshtare”, deklaroi Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?