Mourinhon e tradhton sondazhi, në Madrid nuk duan rikthimin e tij
Një sondazh ka zbuluar se vetëm 37% e tifozëve të Real Madrid do të donin rikthimin e Jose Mourinho-s në Santiago Bernabeu.
Mourinho është i papunë për Krishtlindje pas shkarkimit nga Manchester United dhe menjëherë është përfolur për një rikthim në Spanjë.
Trajneri portugez ka qenë në stolin e Los Blancos nga vitit 2010 deri më 2013, duke fituar La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën spanjolle, por mesa duket nuk do të ishte i mirëpritur në Madrid.
Një sondaz i Marca-s ka zbuluar se vetëm 37% e tifozëve do të zgjidhnin portugezin si trajnerin e ardhshëm të klubit, ndërsa 63% tjetër do të zgjidhte dikë tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

