Moxhi: Derisa të ketë trajner Sarrin, Napoli nuk fiton asgjë!

Luçiano Moxhi pas largimit nga Partizani tashmë do të jetë më aktiv në mediat italiane. 80-vjeçari së fundmi është bërë protagonist, pasi ka akuzuar trajneri e Napolit, Mauricio Sarrin, i cili sipas tij nuk do të fitojë asnjëherë trofe me napolianët.

“Juventusi nuk ka pasur kurrë nevojë për aksionarë. Kështu ka ndodhur edhe në kohën time. Sepse fitohen kampionate, Kupa të Italisë, shkohet në finale të Championsit. Ku e di Sarri sa fitohet në finalen e Ligës së Kampionëve? Ai nuk ka shkuar kurrë. Këtë sezon është eliminuar nga Kupa e Italisë, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës.

Në kampionat janë edhe 30 pikë në lojë dhe Napoli nuk mund të nënvlerësohet. Pak më parë kam thënë se Juventusi do fitojë kampionati, pasi e njoh ambientin. Juventusi është ambient, ku duhet fituar patjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te Napoli le të shikohen në pasqyrë që luajnë mirë, por kjo është ndryshe nga Juventusi, ku në pasqyrë shikohet si fitohet. Atë top që i dhanë Insinjes, nëse ia japin Dibalës dhe Higuainit, është gol. Derisa te Napoli të jetë Sarri, ky ekip nuk do të fitojë asgjë” , u shpreh Moxhi për “Sport Italia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?