Moxhi komenton shortin: Reali ka ndonjë shans më shumë, por vetëm kaq!

Ish-drejtuesi i bardhezinjve, Luçiano Moxhi ka komentuar shortin e Championsit për “Tuttomercatoweb.com” , teksa është përqendruar te sfida e Juventusit m Realin. Reali i Madridit ka fituar tre edicionet e fundit nga katër të tilla dhe në 2015-ën u ndal në gjysmëfinale pikërisht nga ekipi italian.

“Ishte një tjetër Juventus atëherë, të them të vërtetën, siç ishte edhe një tjetër Real Madrid. Ekipi spanjoll ka ndryshuar shumë dhe është i vështirë të menaxhohet nga Zidane. Me të flas shpesh në telefon.

Forma e rigjetur e Ronaldos, Marselos dhe kthimi i Modriçit, janë armët plus të Realit. Janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe Juventusi natyrisht nuk niset i mundur. Do të jenë dy ndeshje shumë të luftuara dhe ndoshta spanjollët kanë ndonjë shans më shumë, por vetëm kaq”, ka thënë Moxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?