FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mposhtni Shqipërinë dhe humbja e rëndë me Belgjikën do të harrohet”

Nëse Skocia fiton sonte ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, askush nuk do të kujtohet më për paraqitet e dobëta të kombëtares britanike në miqësoret e fundit. Ky është mendimi i Pat Nevin, ish-sulmues i kombëtares skoceze, aktualisht opinionist pranë “BBC”.

Skuadra ka humbur katër nga pesë ndeshjet me Alex McLeish si trajner, duke fituar vetëm ndaj Hungarisë në mars.

“Alex ka shumë punë për të bërë, sepse ai e di i pari që nuk ka ndodhur fillimi që donte. Megjithatë, nëse fitojnë sot ndaj Shqipërisë, çdo do të jetë e vështirë, askush nuk do të flasë më për ato miqësore ku duhet të pranojmë se paraqitja ka qenë shumë e dobët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, Nevin vazhdoi: “Fitorja sot do të ishte shumë e rëndësishme sepse Shqipëria ka mposhtur Izraelin dhe të paktën tani Skocia ka mundësinë të dalë në vendin e parë të grupit. Kujt i interesojnë tre humbjet radhazi në miqësore nëse fitojmë në ndeshjen e parë zyrtare të McLeish. Mendoj se kemi aq futbollistë të aftë sa për të fituar ndaj tyre.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for pat nevin

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?