Mrekullia, Schumacher nuk varet më nga aparaturat

Michael Schumacher, drejtuesi historik i garave me makina të shpejta pësoi një aksident të rëndë ku u lëndua në kokë ndërsa bënte ski në Meribel, në Alpet franceze. Që nga 29 dhjetori i 2013-s, ikona e “Formula One”, ka qëndruar nën varësinë e aparaturave.

“Daily Mail” shkruan se Michael Schumacher nuk qëndron më shtrirë dhe nuk është më i varur nga aparaturat.

Gruaja e tij Corinna, ka insistuar që gjendja e Schumacher të qëndrojë e fshehtë dhe asnjë prej miqve të mos flasë, burime të afërta janë shprehur se ai po bën progres. Ylli botëror vijon të jetë nën kujdes mjekësor që i kushton më shumë se 50.000 dollarë në javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?