FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mungesa e Ronaldos, Real Madrid ka 5 orë që nuk shënon

Real Madrid po kalon një moment të vështirë. Galaktikët kanë pesë orë dhe 19 minuta pa shënuar gol në La Liga dhe Champions duke i marrë së bashku. Në epokën e Cristiano Ronaldos, madrilenët dominon, pasi portugezi shënonte mesatarisht 50 gola në secilin nga nëntë sezone që luajti në “Santiago Bernabeu”.

Në fillim të sezonit, u duk sikur Julen Lopetegui e gjeti zgjidhjen me një sulm të balancuar, por në tre ndeshjet e fundit të gjitha rezultatet kanë qenë dështuese. Tri ndeshje pa shënuar. 319 minuta. Pesë orë dhe 19 minuta pa gjetur rrjetën.

Reali ka regjistruar shifrat më të këqija të ofensivës në dekadën e fundit. Një gol për çdo 52 minuta. Gjuan në portë vetëm gjashtë herë në një ndeshje. Në secilin nga sezonet e mëparshme statistikat ishin shumë më të mira, për sa i përket fazës sulmuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?