Mungojnë vetëm grushtat, Mourinho përplaset me Pogba-n edhe në stërvitje (VIDEO)

Paul Pogba dhe Jose Mourinho duket se nuk vazhdojnë më së bashku. Manchester United duhet të vendos shpejt për fatin e njërit prej tyre, teksa përplasjet janë bërë të shumta.

Një ditë pas eliminimit nga Derby nga Kupa e Ligës, strategu portugez nuk e ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme francezin, teksa ky i fundit mbërriti në seancën stërvitore duke përshëndetur stafin dhe shokët e ekipit.

Mourinho fillimisht i ka thënë diçka francezit, i cili ka mbetur i befasuar, ndërkohë që përplasja mes tyre ka vijuar edhe më pas teksa strategu i njohur duket se ka shumë pakënaqësi ndaj tij./Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?