Mungon vetëm firma, Bayerni gjen zëvendësuesin e Neuer

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Yann Sommer do të jetë portieri i ri i Bayern Munich. Portieri zviceran do të zëvendësojë të dëmtuarin Manuel Neuer i cili pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Bayerni dhe Borussia Monchengladbach kanë arritur një marrëveshje totale për transferimin e lojtarit. Sommer do të firmosë një marrëveshje që do ta mbajë lidhur me bavarezët deri në vitin 2025.

Sipas Bild, Bayerni do të paguajë në arkat e Borussia Monchengladbach në total 9.5 milionë euro. 8 milionë do të jetë operacioni që do të transferojë në Mynih portierin, ndërsa 1.5 të tjera janë në formë bonusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?