Mungon vetëm firma, Hakimi për pak orë bëhet lojtar i PSG-së
Achraf Hakimi brenda pak orësh do të jetë zyrtarisht një lojtar i ri i PSG. Anësori maroken ka fluturuar sot për në Paris, së bashku me avokatin e tij Alejandro Comano, për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës së re.
Tratativa u zhbllokua pasdite me ndërmjetësuesin Davide Lippi i cili ishte në selinë e Interit për të zgjidhur detajet përfundimtare. Për zikaltrit 60 milionë euro dhe 8 bonuse të arritshme lehtësisht.
Në marrëveshje gjithashtu edhe 3 milion shpërblime të tjera, por më të vështira për tu arritur. Leonardo e parisienët kanë mundur konkurrencën e Chelsea-t, që gjithashtu kishte shfaqur shumë interesim gjatë kësaj vere.
KOHA JONË SONDAZH

