FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mungon vetëm firma, Juventus arrin akordin me talentin e Santosit

Kaio Jorge do të transferohet te Juventusi. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Santos dhe vetë lojtarin. Sulmuesi 19-vjeçar ndiqej edhe nga Milani e Benfica, por bardhezinjtë u treguan më të shpejtë.

Më 31 dhjetor i përfundon kontrata lojtarit ofensiv me Santos, që ishte e detyruar ta shiste në këto momente. Klubi brazilian do të përfitojë 1.5 milion euro menjëherë.

1.5 milion euro të tjera do i kalojnë Santos vitin e ardhshëm, gjithmonë nëse Juventusi ia del të kualifikohet në Champions League për sezonin 2022/2023, objektiv mese i realizueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

1 milion euro të tjera janë përfshirë si bonus në bazë të numrit të ndeshjeve që do të luajë Kaio Jorge, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Juventusin. Santos do të ketë përparësi për huazimin e sulmuesit të talentuar në të ardhmen, teksa ia ka dalë të ruajë edhe 5% të kartonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?