Munguan në grumbullim/ Broja, Kumbulla, Laçi dhe Sadiku mbështesin Kombëtaren nga “divani”
Tre nga emrat më premtues të Kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja, Marash Kumbulla dhe Qazim Laçi ishin jashtë ndeshjeve kualifikuese të EURO 2024 për shkak dëmtimesh ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Broja dhe Kumbulla nuk ishin në listën e trajnerit Sylvinho, pasi janë në fazë rikuperimi, Laçi nga ana tjetër u detyrua të largohej nga grumbullimi.
Ndonëse nuk ishin fizikisht në fushë apo në ekip për këto ndeshje, e veçanërisht në triumfin në shtëpi ndaj Polonisë, tre djemtë “kuqezi” ishin shpirtërisht me ekipin e tyre të “zemrës”.
Të tre lojtarët kanë shfaqur mbështetjen e tyre edhe në rrjetet sociale, me Kumbullën që ishte fizikisht edhe në stadiumin “Air Albania” për t’i ndjekur shokët e tij nga afër.
Festës së ekipit “kuqezi” i është bashkuar edhe sulmuesi që nuk ishte në listë e Kombëtares për këto ndeshje, Armando Sadiku, që po ashtu ka gëzuar në rrjetet sociale për këtë sukses të “shqiponjave”.

KOHA JONË SONDAZH

