Muriel është “magjistar”, i jep fitoren Atalantës ndaj Cagliarit (VIDEO)
Atalanta i bashkohet grupit të skuadrave të para në renditje. Skuadra e Gasperinit mori një fitore në “frymën e fundit” 1-0 në transfertën ndaj Cagliarit.
Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, në limitet e kohës së rregullt, Luis Muriel shpik një veprim fantastik, duke dribluar me lehtësi dy mbrojtjes. Më pas kolumbiani lëshon “predhë” në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit.
Atalanta me këtë fitore ngjitet në vendin e 7-të me 40 pikë, por ka dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

