Murinjo nxjerr emrat: Kam në ekip fëmijë të llastuar, nuk kanë personalitet

Zhose Murinjo duket se e ka shumë të vëshitrë që ta mbajë vetë fajin për mungesën e rezulateve të skuadrës.

Tekniku portugez tashmë e ka harruar diplomacinë dhe ka folur ashpër duke vënë në shënjestër 4 lojtarë të skuadrës. Bëhet fjalë për Luke Shaw, Entoni Marsial, Hese Lingard dhe Markus Rashford.

“Ka disa futbollistë, të cilëve iu mungon pjekuria, e më lini ta qartësoj këtë gjë. E kam fjalën në pikëpamjen personale. Në fillim kishim më shumë burra dhe njerëz të përgatitur për jetën, por tani kemi fëmijë të llastuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luke Shaw ka një potencial të madh, por nuk di të sillet. Po flas për këtë lojtar dhe për Martial, Lingard, Rashford. Të gjithë janë të rinj me të ardhme, por iu mungon karakteri dhe personaliteti”, tha Murinjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?