Musolli reagon pasi e larguan nga Kukësi: Nuk doja të ndahesha në këtë mënyrë
Kukësi ndërpreu sot përfundimisht bashkëpunimin me një nga senatorët më të vjetër të ekipit, Besar Muslloin, i cili aktualisht është duke vijuar seancat e riaftësimit pas dëmtimit. Ky ishte një nga vendimet më të çuditshme dhe të papritura të klubit verilindor.
Pasditen e sotme ka reaguar vetë lojtari, i cili është shprehur se nuk do donte të ndahej në këtë mënyrë me klubin. Musolli gjithashtu nuk jep arsye, por lë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes tij dhe klubit.
“Jetës nuk i dihet asnjëherë dhe fatin tonë e vendos vetëm Zoti. Pas një aventure të gjatë, ku takova shumë miq të mirë, arrita shumë sukses,e, por kalova dhe shumë vështirësi, dua të njoftoj që aventura ime te Kukësi mbyllet këtu.
Jam ndjerë si në shtëpinë time nga pritja e tifozëve, të cilët më kanë mbështetur që nga momenti i parë kur firmosa me Kukësin dhe vijojnë që ta bëjnë edhe tani kur po kaloj një moment jo pak të vështirë.
Më besoni që nuk do doja që të ndahesha në këtë mënyrë, por rrethanat na shtynë që të merrnim një vendim ku të përshëndetesh me presidentin dhe drejtuesit. Dua të falënderoj këdo që më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. LAMTUMIRË, Forca Kukesi”-shkruan Musolli.
KOHA JONË SONDAZH

