Mustafi habit: U frikësova nga Mihajlovic kur isha te Sampdoria sepse isha shqiptar por …

Shkodran Mustafi disa vite më parë zgjodhi që të luante me fanellën e Gjermanisë, por ai nuk e ka harruar asnjëherë kombin e tij. Futbollisti me origjinë nga Gositaviru ka folur për aventurën e tij në Seria A, duke kujtuar se momentin e tij më të vështirë e kishte te Sampdoria kur erdhi trajneri serb, Mihajloviç.

“Kur Mihajloviç erdhi unë isha i frikësuar. Isha shqiptar dhe ai serb. Më bëri të ndihesha më i sigurt dhe të rritesha akoma më shumë. Duke e krahasuar me të gjithë trajnerët e tjerë, mund të them se ai erdhi në kohën më të mirë për mua. Mihajloviç ishte një person që t’i thoshte gjërat në sy nëse nuk i pëlqenin. Ftesa e Kombëtares për mua më erdhi pikërisht me të”, ka thënë Mustafi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?