FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Na dhunoi futbollistin e ri”, tifozët anglez peticion për përsëritjen e finales ndaj Italisë

Një pjesë e tifozëve angleze kanë bërë një peticion për përsëritjen e finales së “Euro 2020”, pasi ekipi i tyre humbi me 11-metërsha ndaj Italisë. Arsyeja e peticionit është se përballja ishte e “padrejtë”.

“Padrejtësia”, sipas tyre, qëndron në faktin se italianët luajtën “pistë”, sidomos kur kapiteni Giorgio Chiellini tërhoqi nga fanella të riun Bukayo Saka.

Tifozët anglezë mendojnë se mbrojtësi meritoi karton të kuq për këtë ndërhyrje dhe jo vetëm të verdhë. Në peticion thuhet edhe se “Chiellini e dhunoi futbollistin e ri”. Gjithashtu, në peticion thuhet se edhe Jorginho e meritoi kartonin e kuq në ndërhyrjen ndaj Grealish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Credit: Change.org

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?