Nadal fiton titullin e 80 në karrierë
Rafael Nadal, në Toronto Masters i dha fund ëndrrës së talentit grek Tsitsipas, pikërisht ditën e 20 vjetorit të tij të lindjes, duke e mundur atë në finale me rezultatin 2-0. Me këtë sukses ai regjistron kështu edhe titullin e 33 në turnetë Masters, një rekord më vete ky. Numri 1 i renditjes botërore, e dominoi totalisht setin e parë duke e fituar me rezultatin 6-2.
Në fillimin e setit të dytë u pa e njëjta pamje si e setit të parë me Nadal që nuk i linte asgjë kundërshtarit të tij duke fituar dy gamet e para të tij për të marrë kryesimin në 2-0. Megjithatë pati një reagim të Tsitsipas që vendosi të rezistojë më shumë kundrejt 32 vjeçarit.
Nadal në game e 9 shërbente me rezultatin 5-4 në favor duke bërë të mendohej se gjithçka do të ishte një formalitet, por në këtë moment numri 1 i botës befasoi dhe e humbi këtë game duke i dhënë mundësi Tsitsipas që të barazojë shifrat në 5-5.
KOHA JONË SONDAZH

