Nagatomo: Kam rrezikuar të vdes kundër Schalke-s

Yuto Nagatomo ka zbuluar diçka tronditëse në konferencën për shtyp, që u mbajt në prag të ndeshjes midis skuadrës së tij Galatasaray dhe Lokomotivës së Moskës. Ish lojtari i Inter-it ka rrezikuar të vdesë si pasojë e një topi të marrë në gjoks të marrë në ndeshjen e Champions League të luajtur 24 tetorin e kaluar kundër Schalke 04.

“Pas ndeshjes kundër Schalke-s, doktori më tha të shkoja menjëherë në spital. Në të kundërt do të më kishte kushtuar jetën”, tha lojtari.

Japonezi bëri një operacion në mushkri për shkak të goditjes në gjoks që mori në ndeshjen kundër gjermanëve. Në fakt, ai u diagnostikua me pneumotoraks, një sëmundje mund të çojë në vdekje në rast se nuk vjen një ndërhyrje e menjëhershme nga ana e mjekut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?