Napoli bën gati super kontratën për Hysajn, do të bëhet shqiptari më i paguar në histori

Napoli po përgatit një super kontratë për Elseid Hysajn, duke i ofruar një kontratë të re deri në vitin2023, me pagën që do të shkojë në 2.6 milionë euro.  Ky është vlerësimi që ka menduar Napoli për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Elseid Hysaj është një prej të pazëvendësueshmëve të axurrëve në Serinë A dhe të gjithë kompeticionet europiane, ndaj ka ardhur momenti që klubi që i zotëron kartonin të mendojë për shpërblimet.

Mediat italiane bëjnë me dije se së fundmi bëhet fjalë për diskutimin e kontratës së tij dhe parametrave që e mbajnë shqiptarin pjesë të nënkampionëve të Italisë në sezonin e shkuar. Elseid Hysaj është në pronësi të Napolit deri në vitin 2022, por te Napoli po mendojnë zgjatjen e kontratës, duke i ofruar 1 milion euro më shumë në sezon.

Mediat italiane raportojnë se për shqiptarin është duke u bërë gati edhe paketa ofertë që do t’i propozohet atij dhe agjentit Mario Giufredi. Drejtuesit e skuadrës italiane janë të gatshëm që të bindin atë me një pagë prej 2.6 milionë eurosh. Ka qenë menaxheri Giufredi që ka bërë me dije gjatë verës se Napoli nuk pranoi as pagesën prej 50 milionë eurosh, sa edhe shkruhet në klauzolën e largimit të shqiptarit. Kjo ka qenë pikërisht kërkesa e menaxherit, për ta hequr klauzolën e largimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi bërë një kërkesë për heqjen e klauzolës dhe pasi Napoli refuzoi pagesën e klauzolës nga Chelsea, është koha që të bëjë vlerësimet e veta për rinovimin. Do të diskutojmë në ditët në vijim rreth tij”, ka deklaruar menaxheri i shqiptarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?