FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli blindon vendin e dytë, Inter rrezikon zonën Champions

Nuk kishte asnjë dyshim, por Napoli tani ka edhe matematikën për të zyrtarizuar vendin e dytë në këtë sezon të kampionatit italian. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti siguroi një fitore dramatike 2-1 kundër Kaljarit falë një 11-metërshi të kontestuar të kthyer në gol nga Insinje në minutën e tetë shtesë. Deri atëherë, miqtë kishin suprizuar me epërsinë e dhuruar nga Pavoleti në minutën e 63-të.

Pesë minuta nga fundi Mertens barazoi rezultatin, ndërsa vetëm në shtesë napolitanët morën më të mirën nga kjo sfidë, duke blinduar vendin e dytë dhe ngushtuar diferencën me kampionët e Juventusit, që të premten nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në derbin kundër Torinos.

Surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A është padiskutim Atalanta, që fitoi 3-1 në “Olimpiko” kundër Lacios dhe tani e sheh veten shumë pranë kualfikimit historik për në Champions League. Jo vetëm kaq, pasi skuadra bergamaske mund të synojë edhe vendin e tretë të Interit, që edhe në këtë javë vijoi serinë pa fitore me barazimin e tretë radhazi në transfertën kundër Udinezes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka zhgënjyer edhe Roma që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Xhenoas. Por mund të kishte shktuar më keq për formacionin roman që pas epërsisë me El Sharaui, rrezikoi një përmbysje të madhe pasi vendasit gabuan nga pika e penalltisë në minutën gjashtë shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, pas Kievos, kampionati italian ka zyrtarizuar skuadrën e dytë që zbret në Serie B. Ajo është Frosinone që pas barazimit 2-2 në tranfertën kundër Sasuolos vulosi rënien në një kategori më poshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?