Napoli dhuron spektakël, fitore me goleadë ndaj Lacios (VIDEO)

Napoli nuk ka ndërmend që ta lëshojë vendin e parë. Skuadra e Sarrit ka fituar me përmbysje ndaj Lacios me rezultatin 4-1 në “San Siro”. Ndeshja nisi keq për vendasit që u gjendën në disavantazh që në minutën e 3-të, pasi De Vrij devijoi topin në rrjetë. Napoli kundërpërgjigjet me Kajehon, i cili në minutën e 43-të bën gjithçka mirë, duke mposhtur portierin Strakosha.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në të dytën, vendasit e nisin me një ritëm edhe më të frikshëm. Uallas e dërgon topin në portën e Strakoshës, ndërkohë që pas dy minutash Zielinski devijoi topin në rrjetë pas një goditje nga jashtë zone të Mario Ruit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?