Napoli e feston titullin në stadiumin “Maradona” me një fitore ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Napoli ka arritur të triumfojë në shtëpi duke mundur Fiorentinën me rezultatin 1-0, në një sfidë të vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Pas vetëm 3 minutash nga fillimi i pjesës së dytë, gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të Napolit.
Osimhen e mori përsipër, por Terraciano e ndali. Megjithatë, arbitri kryesor akordoi një tjetër penallti për vendasit.
Ishte sërish Osimhen ai që e mori përsipër, por kësaj radhe bomberi napolitan arriti të realizojë në stadiumin “Maradona”. Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 83 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

