Napoli është i pandalshëm, mund Cagliarin dhe blindon kreun e Seria A (VIDEO)
Napoli vijon rrugëtimin perfekt në Seria A me 6 fitore në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni. Skuadra e Spallettit fitoi me lehtësi 2-0 ndaj Cagliarit, teksa tashmë gjendet e vetme në krye me 18 pikë, 2 më shumë se Milan dhe 4 më shumë se Interi.
Osimhen zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të pas një dalje mjaft të mirë të Zielinskit në krahun e djathtë. Në minutën e 57-të, Të Kaltrit fituan një penallti që do të kthehej në gol nga Insigne.
Napoli ka sulmin e dytë më të mirë me 16 gola (Interi 20), ndërkohë që ka mbrojtjen më të mirë me vetëm dy gola të pësuar deri më tani. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

