FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli është perfekt, mund me “poker” Udinesen dhe merr kryesimin e Seria A (VIDEO)

Napoli nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, duke koleksionuar 4 fitore në 4 ndeshje. Të Kaltrit morën një fitore të thjeshtë 4-0 në transfertën ndaj Udineses.

Osimhen zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të, pas një kundërsulmi të shpejt të Insigne-s. Në minutën e 35-të, Koulibaly shërbeu një asist për Rrahmanin që e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në kuadrat.

Në fillimin e pjesës së dytë, Koulibaly realizoi një super gol me një goditje të fortë me të djathtën brenda zonës, si një sulmues i vërtetë. 6 minuta nga fundi ndërkohë kishte kohë dhe për një gol të Lozanos. Napoli merr kryesimin e kampionatit me 12 pikë, 2 më shumë se Interi dhe Milan. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?