Napoli fiton ndaj Cagliarit falë një super goli të Mertens (VIDEO)
Napoli ka arritur që të marrë një fitore minimale 1-0 në transfertën ndja Cagliarit. Skuadra së Gattusos i ka mjaftuar një perlë e shënuar nga Dries Mertens i cili e dërgoi topin në cepin e portës së portierit në stilin “alla Del Piero”.
Napoli arriti që të ruante avantazhin deri në fundin e takimit. Hysaj e nisi ndeshjen titullar në kahun e majtë duke bërë një paraqitje shumë të mirë, por doli nga fusha 10 minuta nga fundi prej një dëmtimi muskulor.
Të Kaltrit ngjitet në vendin e 8-të me 33 pikë, 12 më pak se Atalanta e vendit të katërt. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

