Napoli i Hysajt mund lehtësisht Torinon, i bashkohet Juventusit në krye (VIDEO)
Napoli tregon një tjetër fytyrë në kampionat. Skuadra e Ancelottit pas zhgënjimit në Champions, ka fituar pa vështirësi në transfertë ndaj Torinos në shifrat 3-1.
Ndeshja nisi mjaft mirë për napolitanët që gjetën golin e avantazhit që në minutën e 4-t me anë të Insignes. Vendasit ishin shumë të shpërqendruar në minutat e para, duke pësuar edhe golin e dytë që u realizua nga Verdi. Në fillimin e fraksionit të dytë Belotti shkurtoi diferencat nga pika e bardhë, por Insigne në minutën e 59-të shënoi dhe golin e tretë.
Napoli ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa Juventusi, por bardhezinjtë luajnë në mbrëmje ndaj Frosinones. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

