Napoli i kundërpërgjigjet me “poker” Juventusit, mund Frosinonen (VIDEO)
Napoli i kundërpërgjigjet menjëherë Juventusit, duke fituar me lehtësi 4-0 ndaj Frosinones për të ngushtuar në 8 pikë diferencën me bardhezinjtë. Zielinski hapi serinë e golave që në minutën e 7-të me një goditje të fortë brenda zonës. Në minutën e 40-të ishte radha e Ounas, i cili ka shpërblyer besimin e Ancelottit me një gol të bukur nga distanca.
Në pjesën e dytë Milik realizoi golin e tretë me një goditje me kokë, ndërkohë që 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, sulmuesi polak e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë pas një asisti të Ghoulam.
Napoli pas këtyre 4 golave, barazon Juventusin me 32 gola të shënuar në kampionatin italian. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

