Napoli i pandalshëm, fiton me lehtësi ndaj Salernitanës dhe blindon kreun e renditjes (VIDEO)
Napoli vijon rrugëtimin perfekt në Seria A, duke marrë një tjetër fitore që e blindon në vendin e parë në renditjes. Skuadra e Spalletit e pati shumë të thjeshtë në transferon ndaj Salernitanës, duke triumfuar 2-0.
Në shtesën e pjesës së parë, Anguissa shërben në zonë për Di Lorenzon, i cili do të realizonte me një goditje të fortë. Në fillimin e pjesës së dytë, Elmas me një goditje të bukur ndalet nga shtylla, por më pas Osimhen e ka të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë.
Napoli mbetet e vetme në krye me 50 pikë, 12 më shumë se Milani i vendit të dytë. /R.lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

