FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli komandon ne “San Siro”, mposht Milanin

Napoli triumfon për të dytin vit radhazi ndaj Milanit brenda në San Siro dhe u jep një grusht të rëndë shpresave të kuqezinjve për një vend në Champions. Ashtu si javën e kaluar ndaj Torinos, ekipi i Montellës, pësoi 2 gola të shpejtë, pa mundur më pas të përmbysë shifrat, me ndeshjen që u mbyll 1-2. Skuadra e Sarrit falë finalizimeve të Insignes dhe Callejon, barazon me pikë Romën që luan këtë të dielë me Cagliarin.

Pa u mbushur 6 minuta lojë, Mertens vertikalizon saktësisht për Insignen i cili gjeti Donarummën jo në formën e tij më të mirë, për të kaluar në avantazh të kaltrit.

Milani është nën shok psikologjik. Vetëm tre minuta më vonë, Mertens në rolin e asistuesit, fton në zonën e kuqezinjve spanjollin Callejon, që turpëron Donarumën duke ia kaluar topin mes këmbëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani arrin ta rihapë garën në minutën e 37-të me Kuckan, pas një topi të rikuperuar në gjysmëfushën e Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndeshjen tjetër Fiorentina mundi pa shumë probleme 3-0 Chivon në transferte. Golat për skuadrën e Sousës u shënuan nga Cristian Tello Herrera 18′, Babacar 52 dhe Chiesa në 94′. Skuadra vjollcë shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e 8, ndërsa Chievo mbetet në vendin e 12 me 25 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?