FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli-Liverpool, Ancelotti lë në stol Hysajn pas turpërimit nga Ronaldo

Carlo Ancelotti nuk mund të lejojë një rezultat tjetër përveç fitores në takimin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve kundër Liverpool-it. Të kuqtë vijnë në “San Paolo”, ku do të tentojnë të marrin fitoren e dytë në dy takime. Por të lehtë nuk do ta kenë.

Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, i cili do t’ia lërë vendin Nikola Maksimovic-it. Prapavija kalon lehtësisht nga 3 në 4 lojtarë, me ish lojtarin Torino-s që luan si mbrojtës i djathtë, por mund të përshtatet mjaft mirë në një mbrojtje me 3 futbollistë, me Albiol e Koulibaly, duke i lënë më shumë hapësirë daljeve të Mario Rui-së.

Hysaj mori kritika për hapësirat e lëna në sfidën kundër Juventusit, ndërkohë që trajneri mund ta lërë atë pushim, për t’i dhënë mundësi që të rikuperojë energjitë, duke qenë një nga lojtarët më të aktivizuar deri më tani te Napoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krahun tjetër Liverpooli nuk ka asnjë surprizë në 11-shen titullare, duke luajtur me treshen magjike, Salah, Mane dhe Firminon në vijën e parë të sulmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?